Kounde konfirmon qëndrimin në Barcelonë

Jules Kounde do të vazhdojë qëndrimin në Barcelonë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, duke u shprehur se gjithçka është gati për rinovimin e kontratës.

Sipas lojtarit, palët janë rënë në dakord për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2030.

“Po, gjithçka është gati që unë të rinovoj deri në vitin 2030 kur të kthehemi në Barcelonë. Ka qenë e shpejtë”, është shprehur mbrojtësi. /Zëri