Turisti hungarez vjedh portofolin në Ksamil

Një turist 36-vjeçar nga Hungaria është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se më 28 korrik ka vjedhur në Ksamil portofolin e një pushuesi, ku ndodheshin para dhe karta bankare.

Pas kallëzimit nga shtetasi K.P., policia dokumentoi ngjarjen dhe referoi dosjen në Prokurori. Hetimet për rastin vazhdojnë.