Fjalët e para të Granit Xhakës si lojtar i ri i Sunderlandit
Granit Xhaka është transferuar te Sunderland AFC.
Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez, përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.
Pas nënshkrimit të kontratës, Xhaka ka folur si lojtar i ri i Sunderlandit.
Me të mbërritur, Xhaka tha: “Jam shumë krenar që jam këtu. Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët. Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjenjë shumë të mirë. Jemi kthyer aty ku duhet të jetë ky Klub dhe duam të qëndrojmë këtu për të shkruar historinë tonë. Ndjej se jam gati ta ndihmoj ekipin me përvojën time, por edhe me cilësi. Duhet ta gjejmë veten në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë një problem i madh. Ka kaluar shumë kohë për të pritur, por tani jam këtu dhe mezi pres”.
Mesfushori vjen nga Bayer 04 Leverkusen për një tarifë të pazbuluar dhe nënshkruan një kontratë trevjeçare në Stadium of Light.
Mesfushori 32-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 34. /Zëri