Gjermania nis blerjet masive ushtarake, synim arritja e objektivit të NATO-s

Gjermania po përgatitet për një valë blerjesh ushtarake me vlerë miliarda euro, si pjesë e një transformimi të thellë të forcave të saj të armatosura.

Sipas burimeve, vendi do të porosisë 20 avionë luftarakë Eurofighter, rreth 3.000 automjete të blinduara Boxer dhe 3.500 automjete luftarake këmbësorie Patria.

Blerjet janë pjesë e strategjisë së kancelarit Friedrich Merz, i cili synon të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë dhe të zvogëlojë varësinë e Gjermanisë nga SHBA për sigurinë kontinentale.

Pas sigurimit të miratimit parlamentar për përjashtimin e shpenzimeve të mbrojtjes nga kufizimet kushtetuese të borxhit, buxheti i mbrojtjes pritet të arrijë 83 miliardë euro në vitin 2026 – një rritje me 20 miliardë nga viti 2025.

Porosia e Eurofighter do të kushtojë deri në 5 miliardë euro. Automjetet Boxer, të prodhuara nga KNDS dhe Rheinmetall, vlerësohen në 10 miliardë euro.

Dorëzimet për automjetet e blinduara pritet të zgjasin për një dekadë.

Kancelari Merz ka premtuar se Gjermania do të arrijë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen deri në vitin 2029  më herët se shumica e vendeve anëtare të aleancës. /abcnews