Danja Koka thotë se është xheloze, tregon disa raste interesante që i kanë ndodhur
Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Danja Koka, në një intervistë për “Pushime on Top”, ndër të tjera ka folur edhe për jetën personale.
Ajo pranoi se është xheloze dhe mori shembull disa raste që i kanë ndodhur, për të elaboruar më mirë këtë pjesë.
“Unë them nuk jam xheloze. Por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është”, tha biondja.
E pyetur nga moderatorja Lei Kraja, bukuroshja pohoi se ka përdorur edhe llogari false në rrjetet sociale.
“E kam hapur vetëm tre muaj dikur para tre vjetësh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o gocë për çfarë të duhet’. E lashë pastaj, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë… u them shoqeve të mia”, theksoi mes të tjerash.
E njëjta këtë vit mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.
Ajo ka folur edhe brenda për lidhjen që ka me një djalë nga Shqipëria të quajtur, Redi.