Zyrtare: Granit Xhaka transferohet te Sunderlandi

Granit Xhaka është transferuar te Sunderland AFC.

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.

“Sunderland AFC ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Granit Xhakës, i cili i nënshtrohet miratimit ndërkombëtar.

Mesfushori vjen nga Bayer 04 Leverkusen për një tarifë të pazbuluar dhe nënshkruan një kontratë tre-vjeçare në Stadium of Light”, thuhet në komunikatën e klubit.

Mesfushori 32-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 34. /Zëri