Aktakuzë kundër një personi për shitblerje narkotikësh në Suharekë
Policia Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Y.M. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Sipas aktakuzës, me datë 16.04.2025, rreth orës 22:00 në Suharekë, i pandehuri pa autorizim shpërndanë dhe shet substanca psikotrope të llojit “marihuanë”, me peshë të përgjithshme prej 1kg e 143.00 gram, në atë mënyrë që pas kontrollit në veturën e tij “Opel Astra”, nën karrigen e vozitësit i është gjetur një (1) shishe qelqi me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë 0.61 gram dhe një (1) mulli – grinder.”
Ndërsa, pas bastisjes së zhvilluar në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, tek i njëjti janë gjetur:
Një (1) shishe plastike ngjyrë e gjelbër e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 2.34 gram,
Një (1) qese e tejdukshme e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 126.26 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 27.21gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.34 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë”ë me peshë 228.29 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 255.63 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.30 gram,
Dy (2) qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 72.72 gram- si dhe qese të shumta plastike për paketim të mariuhanës, një qese e madhe plastike e tejdukshme me mbetje të substancë narkotike të llojit mariuhanë dhe kokainë,
Një (1) mulli- grinder për bluarje si dhe një (1) peshore digjitale.
“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në aktakuzë. /Zëri