Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Një shtetas i huaj ka raportuar në Polici së është rrëmbyer dhe është rrahur nën kërcënimin e armës nga disa persona, në orët e para të së martës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 03:30, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë / 29.07.2025 – 03:30. Viktima mashkull, shtetas i huaj, ka njoftuar Policinë se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kishin futur në një veturë, rrahur dhe kërcënuar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri