Ky telefon është ndryshe nga të tjerët
Kur flitet për telefonat për videolojëra, shumë njerëz menjëherë mendojnë për telefonat Redmagic.
Ky brend ka ndërtuar reputacionin e tij duke prezantuar vazhdimisht telefona me performanca të larta, të dedikuar posaçërisht për lojtarët. Përjashtim nuk është as telefoni më i ri Redmagic 10s Pro me ekran AMOLED 6.85 inç dhe frekuencë rifreskimi 144 Hz.
Ashtu si modeli i mëparshëm, REDMAGIC 10S Pro përdor Android 15 si bazë për sistemin e përshtatur operativ REDMAGIC OS 10.5. Ai drejtohet nga çipi Snapdragon 8 Elite, por me një ndryshim kyç: REDMAGIC ka overclock çipin, duke rritur frekuencën nga 4.32 GHz në 4.47 GHz. Edhe pse duket si ndryshim i vogël, kjo premton për përdoruesit performanca dukshëm më të mira të procesorit dhe grafikes, shpjegon HypeBeast.
Me modelin 10 Pro, Redmagic prezantoi sistemin e ftohjes ICE-X, i cili është përmirësuar më tej në këtë telefon të ri dhe quhet ICEëX v2.0.
Çipat më të fuqishëm prodhojnë më shumë nxehtësi, dhe ky sistem, i frymëzuar nga konzolat portable, përdor atë që quhet metal i lëngshëm, një dhomë më të madhe për ftohje dhe ventilatorë më të shpejtë për ta mbajtur pajisjen të ftohtë gjatë videolojës.
Përveç që është i mirë për video-lojë, 10s Pro është i përshtatshëm edhe për përdorim të përditshëm. Ka dy slot për kartela SIM, mbështetje për 5G dhe Wi-Fi 6E, si dhe NFC. Ka certifikatë IP54 për rezistencë ndaj pluhurit dhe spërkatjeve, dhe ka sensor të gjurmës së gishtit të integruar poshtë ekranit.
Telefoni është në dispozicion në tre ngjyra: Nightfall, Moonlight dhe Dusk, dhe vjen në variante me 12 GB, 16 GB dhe 24 GB RAM, si dhe deri në 1 TB memorie të brendshme. Çmimi fillestar i pajisjes është 649 euro. Më shumë mund të mësoni këtu. /Telegrafi