Ky është parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 17 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 24 e 27 gradë Celsius.
Era kryesisht do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: