Kur pritet Luis Diaz të prezantohet si lojtar i Bayern Munichut
Luis Díaz pritet të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Bayern Munich ditën e enjte, sipas raportimeve nga Sky Sports.
Anësori kolumbian i Liverpoolit ka përfunduar me sukses ekzaminimet mjekësore, pasi mbërriti në Gjermani herët në mëngjes nga Japonia.
Ai është planifikuar të zhvillojë seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën bavareze gjatë së enjtes.
Bayern Munich ka siguruar shërbimet e Díaz në një marrëveshje që thuhet se kap vlerën prej 70 milionë euro.
Futbollisti 27-vjeçar pritet të përfshihet në skuadrën e Bayernit për ndeshjen miqësore ndaj Lyonit këtë të shtunë, ku mund të realizojë edhe debutimin e tij për kampionët gjermanë. /Telegrafi/