Petrit Hajdari: PDK-ja e unifikuar për t’i dhënë Drenasit një qeverisje të mirë
Gara për kryetar komune në Drenas ka marrë vëmendje nga gjithë qytetarët në Kosovë, pasi Ramiz Lladrovci nuk u rikandidua dhe në vend të tij Partia Demorkatike e Kosovës, kandidoi Petrit Hajdarin.
Hajdari ka thënë se bashkimi, unifikimi e shërbimi është ajo çka I duhen kësaj komune, raporton Zeri.info.
“Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t'i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton.
Deputetë e kandidatë, kontribues të PDK-së e mbi të gjitha, qytetarë të Drenasit, i bashkon projekti e programi ynë për ta zhvilluar Drenasin.
Falemnderit shumë të gjithëve për përkrahjen!
Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët e Drenasit. Programi zhvillimor i PDK-së i thërret dhe i bashkon të gjithë.
Zemra e Drenasit rreh për shërbim”, shkroi ai në një postim në Facebook./Zëri