Presion i shtuar për njohjen e shtetit palestinez, Starmer mbledhje urgjente të kabinetit
Kryeministri britanik Keir Starmer ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit të tij, me në fokus katastrofën humanitare në Gaza. Kequshqyerja ka bërë që shumë organizata të reagojnë duke paralajmëruar për krizë urie që ka shkaktuar edhe viktima.
Si pasojë e kësaj gjendje presioni ndaj Starmer është rritur edhe më shumë, kjo edhe pas deklaratës së Francës për njohjen e shtetit palestinez, duke kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe Britania.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Starmer do të paraqesë edhe një plan paqeje që më herët i është prezantuar edhe Donald Trump. Propozimet do t’ju paraqiten edhe aleatëve të tjerë, përfshirë edhe shteteve arabe. /abcnews