Eros Grezda: Nuk i pëlqej vajzat që shkojnë nëpër klube, nuk dal më
Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.
Ai zbuloi se ka një vit që e ka lënë futbollin dhe tani merret si agjent futbolli dhe ndihet shumë mirë.
“Do të thoja se jam në një fazë të mirë profesionale, kanë ecur punët shumë mirë në biznesin e ri”, tha Grezda.
Më pas moderatorja e ka "ngacmuar" pak me pyetjet e saj "pikante" për jetën e tij private.
Pjesë nga intervista:
Lei Kraja: Ke më shumë ish-a apo gola?
Eros Grezda: Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam patur shumë.
Lei Kraja: Sa ish-a ke?
Eros Grezda: Nuk e di, gola kam shumë.
Lei Kraja: Të kam paragjykuar më shumë seç duhet, se di pse. Sa gola ke? 50 e ca gola?
Eros Grezda: Nuk e di, duhet me hy me i pa. Edhe pse sulmues, nuk është se kam qenë lojtar goli, që duhet të bëj gol patjetër. Kam qenë lojtar që ka dashur të japë gjithçka në fushë, kështu do e karakterizoja veten.
Lei Kraja: Mënyra më ideale për të nisur një lidhje? Një vajzë që të simpatizon, si mund të njihet me ty? Në “Instagram”, në klub apo rastësisht?
Eros Grezda: Në klub jo.
Lei Kraja: Nuk i ke qejf këto vajzat në klube?
Eros Grezda: Jo, nuk i kam qejf. I kam frekuentuar shumë më përpara me thënë të drejtën, kam qenë një djalë që kam dalë shumë, nuk dal më. /Telegrafi