Sot, mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm, ku do të ketë edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

IHMK-ja ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ku vende-vende priten edhe riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 17 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 25 e 28 gradë Celsius. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: