Plagoset një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë

Një 27-vjeçar është plagosur pasditën e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrisë. Sipas mjekëve, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia thekson se i dyshuari është ende në kërkim, ndërsa rasti është hapur si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Rreth orës 18:00,  është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit”.

“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.