Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare, duke njoftuar për fluksin e qarkullimit në hyrje dhe dalje nga Kosova.

Sipas raportit të fundit, pika kufitare më e ngarkuar aktualisht është ajo në Muçibabë, ku qytetarët duhet të presin deri në 60 minuta për të kaluar kufirin, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndërkohë, në Dheu i Bardhë dhe Jarinjë pritjet janë më të moderuara, duke variuar nga 15 deri në 20 minuta.

Për të gjitha pikat e tjera kufitare, njoftohet se nuk ka vonesa apo pritje të theksuara, duke bërë që kalimi të zhvillohet normalisht.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të planifikojnë udhëtimet duke marrë parasysh situatën në kufi dhe të shfrytëzojnë pikat më të lira për të shmangur pritjet e gjata.