As pas 24 orësh nuk ka ndonjë gjurmë për mërgimtarin që u hodh në Ujman

Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit, i cili pasditën e së dielës u hodh në Liqenin e Ujmanit.

Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar nga dita e djeshme për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Operacioni për gjetjen e tij po vazhdon ende, njofton Klankosova.tv.

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, dhanë detaje rreth kërkimeve që po zhvillohen për Klankosova.tv.

“Ende nuk kemi asnjë gjurmë. Thellësia në Liqen është e madhe. Kërkimet janë duke vazhduar.Aktualisht po kemi vështirësi në mbushjen e bocave të oksigjenit. Posa ti mbushim ato, do ta vazhdojmë zhytjen”, deklaruan nga kjo shoqatë.