52-vjeçarja në Pogradec nuk vdiq nga asfiksimi, arrestohet një i dyshuar [video]
Një person i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogrdec, mëngjesin e sotëm, është arrestuar.
Dyshohet se Kozeta Teço ka pasur lidhje intime me viktimën, i cili u shoqërua nga policia.
Zjarri në banesën në lagjen 1 të Pogradecit, që i mori jetën një 52-vjeçareje në orët e para të mëngjesit, dyshohet se është i qëllimshëm.
Burime të Top Channel thonë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga këqyrja paraprake e trupit të Kozeta Teços, ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar shenja dhune.