Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorëve pritet t’u jepet sot masa e sigurisë

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore për vrasjen makabre të 55-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Fierit.

Tre të akuzuarit, vajza, i dashuri i saj dhe nëna e 26-vjeçares, njëkohësisht edhe bashkëshortja e të ndjerit, pritet t’u komunikohet masa e sigurisë.

Ata akuzohen për vrasjen e Anesti Rama, teksa disa orë pas ngjarjes u zbuluan detaje të rënda nga vrasja.

26-vjeçarja ka mbytur me tel babanë e saj, teksa ndodheshin në banesën e viktimës.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. /tch