Ende disa vatra aktive në Himarë, zjarrfikësit në luftë me flakët

Vijon zjarri në disa fshatra të Bashkisë së Himarës.

Në këto momente janë një vatër e madhe zjarri mbi fshatin Sasaj, tri vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.

Gjatë gjithë natës ka qenë një situatë e rënduar në këto zona për shkak të erës, e cila favorizonte zjarrin që te zbriste drejt zonave të banuara.

Mbrëmje e djeshme janë evakuuar banorët e fshatit Sasaj, ku 50 banorë kanë qëndruar në qendër të fshatit, pasi flakët janë afruar banesave të tyre.

Ndërkohë qe zjarri i ardhur nga zona që lidh fshatrat e Delvinës me ato të Himarës ka bërë që, Lukova, Shën Vasil të kenë rrezikshmëri.

Forca të shumta të zjarrfikësve, policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shumë se 60 orë që po qëndroj në terren pasi zjarri rikativizohet sa herë nis era.

Edhe këtë mëngjes në Lukovë zjarri është aktiv, dhe mbahet në kontroll, ndërkohë qe pritet të vijnë helikopterët që të hedhin uji për të shuar vatrat. /Tch