Inspektorati i Punës dhe Sindikata e Sektorit Privat me shifra të ndryshme për numrin e vdekjeve në vendin e punës
Numri i personave që kanë humbur jetën nga fillimi i vitit deri më sot ka shkuar në 7.
Kështu ka bërë të ditur u.d. i drejtorit ekzekutiv në Inspektoratin e Punës, Rizah Plakolli.
“Që nga janari deri tani janë evidentuar 7 raste me fatalitet në vendin e punës”, u shpreh Plakolli.
Tutje, ai bëri të ditur se rastet me fatalitet në shumicën e rasteve kanë ndodhur në ndërtimtari.
“Numri më i madh i rasteve kane ndodhur në sektorin e ndërtimit”, tha ai për Front Online.
Numri i vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës është më i lartë se 7, thonë nga Sindikata e Sektorit Privat.
Ndryshe, nga Inspektorati i Punës, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se nga fillimi i 2025-tës deri më sot janë shënuar 17 vdekje në vendin e punës.
“Që nga 1 janari deri më tani me dy vdekjet e fundit që ndodhën janë shënuar 17 vdekje në vendin e punës”, deklaroi Azemi.