Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga ngufatja
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit.
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në një banesë.
Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se si pasojë e asfiksimit (ngufatjes nga tymi), ka humbur jetën një grua 52-vjeçare, banuese në këtë adresë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /euronewsalbania