Ledri Vula lanson këngën e re “Ça din ti”
Ledri Vula është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projektin më të ri të titulluar “Ça din ti”, të lansuar këtë të diel.
Kënga e re përfaqëson gjithçka që e karakterizon stilin e Ledrit, tekst autentik, ritëm tërheqës dhe prezencë karizmatike në ekran.Videoklipi i këngës është realizuar plotësisht në Prishtinë, duke sjellë një atmosferë urbane dhe moderne, që përputhet me identitetin e artistit dhe energjinë e projektit.Regjinë e klipit e ka marrë përsipër Pinkmoon, të cilët kanë sjellë një produkt vizual tërheqës dhe bashkëkohor.Teksti i “Ça din ti” është shkruar nga vetë Ledri, duke ruajtur stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe emocional, ndërsa për muzikën është kujdesur producenti AkordBeatz.Për përpunimin teknik janë angazhuar profesionistë të mirënjohur në industrinë muzikore: miksimi nga Groovemusiclab dhe masterizimi nga Eros Lila.
Publiku ka reaguar menjëherë pas publikimit, me komente pozitive dhe shprehje entuziazmi në rrjete sociale.Vula mbetet një nga emrat më të konsoliduar të skenës muzikore shqiptare, dhe “Ça din ti” është edhe një dëshmi tjetër e qëndrueshmërisë së tij si artist që di të sjellë projekte cilësore dhe me ndikim.