Arteta i hapur për më shumë nënshkrime pas gjashtë përfocimeve të reja

Mikel Arteta ka refuzuar të përjashtojë më shumë nënshkrime nga Arsenali këtë verë pasi siguroi nënshkrimin e Viktor Gyokeres.

Sulmuesi prej 63.5 milionë funtesh është nënshkrimi i gjashtë i Topçinjve në këtë merkato dhe me thashethemet që qarkullojnë rreth mesfushorit të Crystal Palace, Eberechi Eze, që do të bëhet nënshkrimi i shtatë, Arteta ka thënë se është i hapur për përforcime të reja.

I pyetur pas fitores 3-2 ndaj Newcastle nëse janë të mundshme më shumë nënshkrime, Arteta u përgjigj: “Le të shohim, tregu është ende në vazhdim dhe do të duhet ta balancojmë këtë edhe me skuadrën. Mendoj se do të jemi të hapur për të parë se çfarë ndodh”. /Zëri