Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, gjiganti italian e do reprezentuesin maqedonas

Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, pasi aventura e tij në Bundesliga me RB Leipzig nuk ka shkuar siç pritej. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut po kërkon një dalje, dhe interesimi nga Italia nuk mungon.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, AS Roma ka kontaktuar me RB Leipzig për të diskutuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit. Elmas është i hapur për rikthimin në Itali, ku më parë ka luajtur për Napolin.

Torino është gjithashtu në garë, pasi Elmas kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 në huazim te ta, duke realizuar katër gola në 13 ndeshje me klubin torinez do të donte një tjetër huazim.

Nga ana tjetër, Leipzig është i prirur ta shesë përfundimisht. Gjermanët e blenë për 24 milionë euro në janar 2024, por janë të gatshëm ta lënë të largohet për 17 milionë euro këtë verë.

Paga e lartë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe paraqitjet e dobëta në Bundesligë, 16 ndeshje pa gol, kanë bërë që Elmas të mos konsiderohet më pjesë e planeve afatgjata të klubit.

Roma e vlerëson shkathtësinë e Elmasit për të mbuluar disa role në mesfushë dhe e sheh atë si alternativë të vlefshme për krahun e majtë. .

Ndërkohë, Torino heziton për shkak të çmimit të kërkuar prej 17 milionë eurosh dhe po pret për të parë nëse Leipzig do të ulë kërkesat në javët në vijim. /telegrafi/