17 meçe, 17 fitore – Altin Zogaj triumfon në Turqi dhe feston me flamurin kombëtar

Boksieri me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Gjermani, Altin Zogaj ka arritur suksesin e radhës në karrierë.

32-vjeçari ka marrë një fitore të madhe ndaj boksierit indian, Sumit, duke fituar me nokaut qysh në raundin e dytë.

Ku duel u mbajt në eventin e boksit që u mbajt në “Ataturk Stadium Tunceli” të Turqisë.

Kundërshtari i Zogajt në karrierën e tij kishte arritur tetë fitore e tashmë e ka pësuar edhe humbjen e dytë.

Ndërkohë, në këtë aspekt, Zogaj qëndron më mirë, i cili sa ka meçe, ka edhe fitore.

Boksieri me prejardhje kosovare ka 17 ndeshje në karrierën e tij, me 17 sosh të fituara.

32-vjeçari mban dy tituj të Evropës, “ËBA Europe” dhe “IBO Europe” në kategorinë gjysmë të rëndë, por me fitoren e mbrëmshme, atij i hapet rruga për të konkurruar edhe në nivele më të larta.