Kamerieri që u sulmua nga polici dhe një tjetër në Vlorë: Për një shishe uji më goditi me grushte, sapo i kam mbushur 18 vjet

Një 18-vjeçar, kamerier, është sulmuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, polici Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës në Shqipëri.

I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.

“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato. Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos sha e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri. Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte”.

“Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç”, tha ai.