Amorimi zbulon se kur do të debutojë Mbeumo me Man Utd
Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka zbuluar se kur do të luajë minutat e para për klubin lojtari i ri Bryan Mbeumo.
25-vjeçari, i cili u transferua nga Brentfordi në një marrëveshje me vlerë deri në 71 milionë euro, humbi ndeshjen e parë të Premierligës Summer Series të Unitedit dhe fitoren 2-1 ndaj West Hamit.
Përpara ndeshjes, Unitedi konfirmoi se Mbeumo do të humbasë ndeshjen pasi filloi parasezonin më vonë se shokët e tij të ekipit.
Duke folur pas fitores, Amorimi sugjeroi që tifozët do të duhet të presin deri në ndeshjen e fundit të Premierligës Summer Series për të parë sulmuesin e tyre të ri.
“Bryan po fillon ngadalë”, tha Amorimi për MUTV.
“Ai nuk do të luajë në ndeshjen tjetër. Shpresojmë ta kemi Bryan në ndeshjen e fundit [në Shtetet e Bashkuara]. Ai po stërvitet tani, kështu që do ta shohim”.
Joshua Zirkzee dhe Noussair Mazraoui gjithashtu munguan në ndeshje, për shkak të sëmundjeve përkatëse, por Amorimi shpreson t’i ketë të dy të përfshirë para mbylljes së turneut të tyre në SHBA. Pavarësisht se u rikthyen në stërvitje këtë javë, Andre Onana gjithashtu mungoi në ndeshje.
United do të përballet me Bournemouth të enjten. /Zëri