“Pse më solle një shishe ujë më shumë?”, polici dhe një person me të kaluar kriminale sulmojnë kamerierin në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në barin e një hoteli në zonën e Skelës ku është sulmuar një kamerier nga një polic jashtë detyrës dhe një person me një të kaluar kriminale.

Siç duket dhe nga pamjet, dy personat i janë afruar kamerierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar ndërkohë, raporton News24.