Kjo është gjendja nëpër hyrje-daljet e Kosovës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka përditësuar të dhënat rreth pritjeve nëpër pikat kufitare.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 10:27, pritje më të madhe ka vetëm në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Atje, sipas këtyre të dhënave, qytetarët po presin deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë. Ndërkaq në Merdar, pritja është deri në 15 minuta.
QKMK-ja bën të ditur se nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 5 deri në 10 minuta, pritje kjo që llogaritet të jetë normale.
KËTU mund t’i shihni përditësimet e fundit nga QKMK-ja rreth pritjeve dhe kolonave nëpër pikat kufitare të Kosovës. /Zëri