Izraeli ndërpret luftime në Gaza, kritika për ndihmat ajrore

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një deklaratë, duke thënë se ndërprerje në aktivitetin ushtarak do të zhvillohet për qëllime humanitare nga ora 10:00 deri në 20:00 (07:00-17:00 GMT), duke filluar nga sot” në Rripin e Gazës.

Izraeli ka rifilluar dërgimin e ndihmave humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, disa ditë pasi më shumë se 100 agjenci ndihme dhe organizata joqeveritare paralajmëruan për një zi buke të afërt në enklavë.

“Dërgesat do të përfshijnë shtatë paleta me ndihma që përmbajnë miell, sheqer dhe produkte të konservuara, të cilat do të sigurohen nga organizatat ndërkombëtare”, tha IDF në një deklaratë.

“Përveç kësaj, rrugë të sigurta të caktuara do të jenë në vend përgjithmonë nga ora 06:00 deri në 23:00 për të mundësuar kalimin e sigurt të konvojeve të OKB-së dhe organizatave të ndihmës humanitare që shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për popullsinë në të gjithë Rripin e Gazës.”, thuhet në deklaratë.

Ky veprim vjen pasi thanë se kanë dërguar ndihma nga ajri në Gaza të shtunën në mbrëmje, të përbëra nga “shtatë pako ndihmash”.

Izraeli është përballur me presion në rritje nga qeveritë perëndimore, me agjencitë e ndihmës që paralajmërojnë se uria masive po përhapet në Gaza. /rtk