Gjarpri më i vogël në botë rishfaqet pas 20 vitesh zhdukjeje

Gjarpri më i vogël në botë, është rishfaqur pas 20 vitesh zhdukjeje. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin gjarpër të Barbadosit, i cili dikur besohej se ishte zhdukur dhe u gjet nën një shkëmb nga ambientalistët vendas gjatë kërkimeve.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e liston këtë gjarpër si të rrezikuar në mënyrë kritike, duke vënë në dukje se mund të jetë vërtet i rrallë dhe i kufizuar në zona shumë specifike në Barbados.

Sipas IUCN, nëse do të raportohej pak, ka të ngjarë të shihej më shpesh, veçanërisht në një ishull kaq të dendur me popullsi.

Burri që e identifikoi për herë të parë gjarprin e Barbadosit si një specie të veçantë ishte S. Blair Hedges, një profesor në Universitetin Temple dhe drejtor i Qendrës për Biologji.

Që nga zbulimi i tij, Hedges është përmbytur me email-e, letra dhe foto nga njerëz që mendonin se kishin gjetur një gjarpër, por kryesisht ishin krimba dheu.

Ai shpreson se ky rizbulim do të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes ndaj nevojës për ruajtjen e natyrës në Barbados.