Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar lidhur me situatën me zjarre në vend.
Në njoftim thuhet se raporti i Qendrës Operative të Agjencisë (QO AME), rezulton me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri.
Tutje bëhet e ditur se njësitë në të gjitha vatrat e zjarrit janë në intervenim, ndërsa si pasojë një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarreve.
“Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, kemi pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i. Referuar zhvillimit me situatë, edhe një herë Apelojmë te qytetarët të rrisin kujdesin, mos ndizni zjarre në ambiente të jashtme, lajmëroni menjëherë zjarre vëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192!”, thuhet në njoftim.
Agjencia me Njësitë e Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës është në gatishmëri dhe reagim 24/7.