Deputetët do të mblidhen për flladi, a do të konstituohet sonte Kuvendi?
Temperaturat gjatë ditës në Kosovë ishin në pikun e tyre, ato arritën deri në 40 gradë Celzius, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Edhe në këtë vapë, deputetët e zgjedhur ia mësyn parlamentit në përpjekje për ta bërë funksionale legjislaturën e nëntë, njofton klankosova.
Por, edhe seanca e 53-të që u mbajt pas orës orës 14:00 dështoi si krejt të tjerat.
Pas kësaj, u vendos që seancat për sot të mos përfundojnë, ku një e tillë u caktua të mbahet për në orën 22:00.
Deputetët e zgjedhur të parlamentit të Kosovës u mblodhën sonte në “flladin e mbrëmjes”, hiç më pak se për herë të 54-të.
Kjo seancë e cila është më e vonshmja nga ato të mëhershmet zhvillohet në orët e fundit para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen e funksionalizimit të parlamentit, që është ora 00:00 e 26 korrikut.
Sipas vendimit të po kësaj gjykate, ligjvënësve iu ndalohet çdo veprim deri më datën 8 gusht.