Totaj del në Lubizhdë, zjarri erdhi nga temperaturat e larta – u lokalizua edhe shiu po ndihmon
Kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar fshatin Lubizhdë, pasi gjatë ditës atje ka shpërthyer një zjarr masiv.
Në njoftimin e komunës thuhet se zjarri erdhi si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit në vend.
“Të gjithë faktorët relevant të sigurisë, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe zyrtarë komunalë, janë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndër tjera shtohet se zjarri tashmë është lokalizuar, derisa shiu po e ndihmon angazhimin në terren, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për ta garantuar sigurinë e qytetarëve e pasurisë së tyre.