Bashkim Gashi e merr komandën e Stacionit Policor në Suharekë
Togeri Bashkim Gashi e ka marrë komandën e Stacionit Policor në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shqir Bytyqi.
“Në bazë të hierarkisë komanduese, togerit Bashkim Gashit i takon që të vazhdojë komandën e stacionit. Kjo u bë me urdhër të drejtorisë rajonale në Prizren”, tha Bytyqi, njofton klankosova.
Tutje, Bytyqi u shpreh se Gashi do ta zëvendësojë ish-komandantin e stacionit në Suharekë, Afrim Syla.
Kujtojmë se në fillim të majit të këtij viti, katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Suharekë ishin suspenduar nga policia, me rekomandim të IPK-së.
Në mesin e të suspenduarve ishte edhe togeri Bashkim Gashi. Në lidhje me këtë, zëdhënësi Bytyqi tha se “toger Gashi e ka përfunduar suspendimin”.