Laporta: Prioriteti i Barcelonës është regjistrimi i lojtarëve dhe stadiumi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se fokusi kryesor i klubit në këtë moment është regjistrimi i lojtarëve për sezonin e ri dhe çështjet që lidhen me stadiumin.

“Ajo që më shqetëson tani është regjistrimi i lojtarëve dhe situata me stadiumin,” tha Laporta për mediat spanjolle.

Barcelona vazhdon të përballet me kufizime financiare dhe rregullat strikte të La Ligës, ndërkohë që rindërtimi i “Spotify Camp Nou” po ecën paralelisht.

Laporta nuk komentoi mbi transferet e reja, duke theksuar se prioritet është stabiliteti i brendshëm i skuadrës.