Plumba mbi të uriturit në Gaza, OKB-ja paralajmëron për krizë të thellë humanitare
Mijëra palestinezë të dëshpëruar për ushqim shkojnë drejt pikës kalimtare Zikim në Rripin e Gazës, duke rrezikuar jetën e tyre në kërkim të ndihmave që sa vjen e pakësohen.
Javët e fundit në zonën pranë pikës kufitare, në veri të territorit, janë vrarë disa palestinezë.
Shpesh kur shpërndahen ndihma, turma të mëdha njerëzish të dëshpëruar, si dhe bandat kriminale, mbingarkojnë kamionët ndërsa marrin çdo furnizim.
Ushtria izraelite tha se ushtarët këtë javë qëlluan mbi një grup prej mijëra palestinezësh në Gazën veriore që sipas saj përbënin një kërcënim, duke shkaktuar disa viktima.
Smoud Wahdan, dme djalin e saj të uritur në krah, nisi udhëtimin drejt pikës kufitare nga një shkollë në Qytetin e Gazës ku ata po strehohen.
Ajo pranoi se udhëtimi mbartte shumë rrezik, por tha se iu ta bënte për të ushqyer fëmijët e saj.
“Kam ardhur gjithë këtë rrugë, duke rrezikuar jetën time për fëmijët e mi. Fëmijët e mi nuk kanë ngrënë për një javë”, tregoi ajo për Associated Press.
Numri i njerëzve që vdesin për shkak të urisë është rritur këtë muaj.
Disa shtete dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë bërë vazhdimisht thirrje për fundin e luftës.
Ata kanë kritikuar ashpër bllokadën e Izraelit dhe një model të ri të shpërndarjes së ndihmës që ka zbatuar.
OKB vazhdimisht ka thënë se pengohet nga kufizimet ushtarake të Izraelit për të shpërndarë ndihmat që arrijnë të hyjnë në enklavë. /abcnews