Policia e Gjilanit viziton familjet e zyrtarëve policorë që vdiqën në shërbim të vendit
Në shënim të ditës së policëve të rënë në detyrë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka zhvilluar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe vizita tek familjet e zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në shërbim të ligjit dhe sigurisë publike.
Në njoftimin e policisë thuhet se me këtë rast është shprehur respekti i thellë, nderimi dhe mirënjohja e pakushtëzuar për sakrificën e dhënë nga këta zyrtarë policorë në shërbim të ligjit, rendit, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve.
“Në kuadër të vizitave, është nderuar edhe familja e policitë Lazim Rexhepi, polici i parë i rënë në detyrë në Republikën e Kosovës, duke vendosur lule tek pllaka përkujtimore, në shenjë respekti dhe përkujtimi të përhershëm për veprën dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm”, thuhet në njoftim.
Policia theksoi se qëndron gjithmonë pranë familjeve të policëve të rënë, duke vlerësuar dhe respektuar lartë dhe me nder për të gjithë ata që dhanë jetën për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shoqëri.
Familjet e zyrtarëve policorë të rënë u vizituan nga zëvendësdrejtori rajonal i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Remzi Azemi, së bashku me stafin udhëheqës të Drejtorisë, komandantët e stacioneve policore në Gjilan dhe Kamenicë, si dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës