Diola Dosti ia shpreh publikisht dashurinë Erolldit: Të qëndroj pranë tij është nderi im më i madh
Nutricionistja e njohur shqiptare, Diola Dosti, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta me partnerin e saj, sipërmarrësin e njohur Erollld Belegu.
E veshur me një fustan portokalli elegant dhe plot hijeshi, Diola shihet në krahët e partnerit të saj, teksa ndajnë një moment romantik që ka ngjallur vëmendje të madhe në rrjet.
Në përshkrimin që shoqëron fotografitë, Diola ka shkruar: “Të qëndroj pranë tij? Është nderi im më i madh. Dashuria ime e pastër! Qetësia ime! P.S. Disa shkruajnë komente. Ne shkruajmë kapituj”.
Ky postim i saj ka marrë qindra pëlqime dhe komente, ku shumë ndjekës i kanë përgëzuar për lidhjen dhe harmoninë që reflektojnë bashkë.
Çifti ka qenë përherë në vëmendje të mediave, por Diola rrallë ndan momente private nga jeta e saj sentimentale.
Kësaj here, ajo ka zgjedhur ta ndajë publikisht një pjesë të dashurisë së saj, duke e shoqëruar me një mesazh të fuqishëm dhe emocional. /telegrafi