Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për kalimin e mundshëm të Jasharit te Milani

Negociatat mes Club Brugge dhe Milanit për Ardon Jasharin po hyjnë në një fazë kyçe, por atmosfera e përgjithshme duket se është përshkallëzuar më shpejt nga sa është realisht situata.

Gjithçka nisi më 12 qershor, kur Michele Criscitiello e përmendi për herë të parë lidhjen mes Jasharit dhe Milanit në një ekskluzive për Sportitalia. Para kësaj date, nuk kishte asnjë zë për një kalim të tillë — përkundrazi, disa muaj më parë, Juventusi shihej si destinacioni më i mundshëm, por pa bërë kurrë një lëvizje konkrete.

Tani, Milani është gati të përmirësojë ofertën e tij, duke e çuar pjesën fikse të marrëveshjes në 35 milionë euro, që do të ishte një hap domethënës drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Club Brugge është i vetëdijshëm se mbajtja e një lojtari të pakënaqur mund të ndikojë negativisht brenda skuadrës.

Ky fundjavë pritet të jetë si një paradhomë e një marrëveshjeje të mundshme, që mund të finalizohet me vizitat mjekësore shumë shpejt.

Megjithatë, siç theksohet nga raporti, nuk ka vend për entuziazëm të tepruar derisa të ndodhin faktet konkrete. Janë kaluar 45 ditë që nga nisja e kësaj sage, dhe drejtuesit belgë mbeten të paparashikueshëm.