Barça vendos t’ia heq Ter Stegenit shiritin e kapitenit

Barcelona ka vendosur që t’ia heqë Ter Stegenit shiritin e kapitenit.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, stafi teknik dhe bordi i klubit janë të gjithë të një mendjeje për vendimin për t’ia hequr statusin e kapitenit Ter Stegenit.

Romano tha se ky është një vendim me konsensus të plotë, për shkak të qëndrimit të lëndimeve të portierit dhe ndjenjës së përgjithshme te Barça se Ter Stegeni nuk është më kandidati i duhur për të qenë kapiten.

Portieri dje ka njoftuar se do t’i duhet që t’i nënshtrohet edhe një operimi tjetër në shpin, ku do të jetë jashtë fushave për plot tre muaj.