Përfundon me sukses “Turneu i Verës” në Prishtinë – ja kush ishin fituesit
Ka përfunduar me sukses “Turneu i Verës” në Prishtinë me lokacion në Lagjën Ulpiana.
Ekipi me emrin “Mercedes Geti” te seniorët dhe KF Ramiz Sadiku te grumposhat U11 dhe U13 kanë arritur të fitojnë edicionin e tetë të “Turneut të verës” që organizohet nga Prishtina Football Tournaments.
Të premten mbrëma u zhvilluan ndeshjet finale në kuadër të edicionit të tetë të “Turneut të Verës”, nën një atmosferë impozante në terrenin e Ulpianës.
Fillimisht u zhvillua një ndeshje revyale nga personat e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, teksa pastaj luajtën grumposhtat e reja si U-10, U-11, U-13 dhe në fund Polica e Kosovës ndaj Ambasadës së Amerikës.
Pas këtyre takimeve, nga ora 21:00 u zhvillua finalja e madhe mes ekipeve Mercedes Geti dhe Batllava, e cila fituesin e dha vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Më të saktë në penallti ishin lojtarët e Mercedes Getit, të cilët në fund iu gëzuan triumfit në edicionin e tetë të “Turneut të verës”.
Pjesë e kësaj ekipe ishin emra të njohur të futsallit në Kosovës, si Behar Topalli, Muhamet Rakovica, Blendi Gashi, Adhurim Bekteshi, Egzon Hasani dhe Diar Ahmeti.