Tragjedi në Budva, 65 vjeçari vret vëllain dhe nipin pas zënkës për transport të udhëtarëve me anije
Policia e Malit të Zi ka arrestuar V.S. nga Budva, i cili dyshohet se ka vrarë vëllain e tij S.S. dhe djalin e vëllaiz të tij këtë mëngjes në Budva, transmeton Express.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në një bar në plazhin Slovenska.
Siç raporton “Vijesti”, policia e Budvës ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në rrugën Slovenska.
Oficerët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku gjetën të dyshuarin, gjetën një armë zjarri dhe e arrestuan të dyshuarin.
Të dy vëllezërit janë përfshirë në transportimin e turistëve me anije për vite me radhë.
Sipas raportimeve vrasjet kanë ndodhur pas një zënke që autori dhe viktimat kanë pasur rreth transportit të udhëtarëve me anije.