Mosmarrëveshje mes vëllezërve në Prishtinë, shkak prona

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të premten në mbrëma në Prishtinë.

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, ka fyer dhe ka ofenduar vëllain e tij.

“Palët gjatë intervistimit nuk kanë prezantuar ndonjë dëshmi mbi pronësinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri