Mbi 280 mbetje mortore në morg, kërkohet bashkëpunim me familjarët
Në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndodhen ende mbi 280 mbetje mortore, shumica të lidhura me luftën e fundit. Lidhur me to është mbajtur një tryezë diskutimi, në të cilën iu bë thirrje familjarëve të personave të pagjetur që të japin gjak, në mënyrë që t`u bëhet analiza e AND-së, pasi identifikimi i tyre mbetet i pamundur pa ndihmën e familjarëve.
Mbi 280 mbetje mortore vazhdojnë të jenë në morgun e Instituti të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë që nga përfundimit i luftës në Kosovë.
Shumica e këtyre kockave janë të trupave të pagjetur në luftën e fundit në Kosovë. Por edhe pas dy dekadash familjar të personave të zhdukur hezitojnë të japin një pikë gjak për identifikimin nëse ata u përkasin familjarëve të tyre.
Pikërisht lidhur me këtë sot është diskutuar në një tryezë me temën “Trajtimi i Mbetjeve Mortore" në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
"Kemi pranua 13 identifikime të reja nga mostrat e gjakut që i kemi mbledh nga këta familjar që nënkupton deri më tash 13 persona, fatkeqësisht faktikisht kanë qenë të varrosur gabimisht...", thotë Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur
" familjarët refuzojnë të japin gjak edhe pse sipas të gjitha analizave që kemi ardhë në përfundim na veç e dimë saktë se kush janë cilës familje i takojnë por për arsye të ndryshme refuzojnë të japin gjak me shpresën se ende i kanë gjallë...", thotë Valon Hyseni, antropolog ne IML
" Ata që ua kamë bërë të qartë policëve po dua tu bëjë të qartë edhe juve, me kodin e procedurës penale është edhe mundësia e marrjes së mostrës me dhunë, duke qenë në situatë që jemi që është krime lufte dhe janë familjar asnjëherë nuk e kemi aplikuar këtë masë ...", tha pos tjerash Ilir Morina, Prokuror në PSRK.
"Edhe një herë të kthehemi të bëjmë një rivlerësimi të atyre informacioneve të shikojmë a i kemi
trajtua apo nuk i kemi trajtua...", tha Florim Elshani, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në PK-së.
Tryeza u organizua nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Familjarëve të Pagjeturit.
"Shumë familjar i kanë tërhequr trupat në bazë të rrobave në mënyrë tradicionale dhe aty besoj që është një katrahurë që është bërë atëherë...", tha Ahmet Grajqevci, kryetar i KKFP-së
Edhe nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovës ka shprehur gatishmërinë për
mbështetjen e institucioneve përgjegjëse lidhur mbetjet kockore në morg.