Moti në Kosovë, temperaturat deri në 40 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-20°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 36- 40°C.
IHMK gjithashtu njofton se do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 11m/s. /