Vdes 73-vjeçari që u vetaksidentua në Drenas, qëndroi për 11 ditë në spital

Një 73-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që  e kishte pësuar 11 ditë më parë në Baicë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Repartit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se viktima kishte qëndruar për 11 ditë në Intensivë.

“Pacienti që ju i referoheni nuk ka arritur që t’i përballojë lëndimeve që i ka pësuar në vetaksident. I njëjti ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit”, tha Uka për klankosova.

Tutje, Uka tha se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.