Ujësjellësi i kryeqytetit: Keqpërdorimet alarmante të ujit në pikën e kuqe
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është duke trajtuar ujë me kapacitete maksimale të mundshme në Batllavë, Badoc dhe Shkabaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kjo kompani thekson se konsumi i ujit, përfshirë keqpërdorimet alarmante janë në pikën e kuqe.
“LUSIM qytetarët e pikave të ulta që ujin ta shpenzojnë sa më racionalisht, ngase uji nuk po arrinë në pikat e larta”.
“ Përndjekja e keqpërdoruesve është në intensitetin më të lartë ndonjëherë”.